Messi Vs Osasuna
By Unknown - 1/27/13
Barcelona ka shënuar fitore prej 5-1 kundër Osasunas, në një ndeshje ku shkëlqeu superylli argjentinas, Lionel Messi.
Pas het-trikut të Cristiano Ronaldos, 25-vjeçari reagoi në mënyrën më të mirë duke i shënuar katër gola.
Messi e hapi takimin në minutën e 11-të, por Loe e barazoi rezultatin me golin që rezultoi i nderit për mysafirët (24’).
Argjentinasi e riktheu epërsinë nga pika e bardhë (28’), ndërsa Pedro e vendosi rezultatin e pjesës së parë (40’).
SuperMessi shënoi edhe dy gola të shpejtë në gjysmën e dytë (56’ dhe 58’).
Barcelona mban diferencën prej 15 pikësh kundrejt Real Madridit, ndërsa tash ka 11 pikë më shumë se Atletico Madridi që ndeshjen e kësaj jave e zhvillon kundër Athletic Bilbaos.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Messi Vs Osasuna"