Lajmet e Fundit

Maqedoni-Kosovë, marrëveshje për pensionet

By Unknown - 1/8/13


Qytetarët e Maqedonisë që kanë punuar në Kosovë, më në fund do të kenë mundësi që stazhi i punës së atjeshme t’ju llogaritet në Maqedoni. Në këtë mënyrë ata do mund të marrin pensione, ku do t’ju llogariten edhe vitet e punuara në Kosovë. Tashmë janë zhvilluar disa herë bisedime mes delegacioneve qeveritare të të dy vendeve. Është bërë një projekt-marrëveshje ku tani mbetet vetëm që të nënshkruhen edhe zyrtarisht. 
“Kjo marrëveshje mundëson njohjen e stazhit të punës së shtetasve të Maqedonisë të cilët deri më 31 dhjetor 1998 kanë të regjistruar stazh punë në Kosovë, ndërsa nuk kanë 15 vjet përvojë pune dhe nuk mund ta shfrytëzojnë të drejtën e pensionimit këtu në Maqedoni. Pas njohjes së stazhit nga institucionet përkatëse shtetasit e Maqedonisë do të mund ta realizojnë të drejtën për pensionim sipas rregullativave ligjore të Maqedonisë, duke e llogaritur edhe përvojën e punës në Kosovë. Kjo marrëveshje përmban parimet e reciprocitetit në mënyrë që qytetarëve të Kosovës të cilët kanë punuar në teritorin e Maqedonisë u njihet stazhi i punës këtu tek ne, me çka realizojnë të drejtën për pensionim sipas dispozitave ligjore në Kosovë “ ,tha Muhamed Hoxha, zëdhënës i Qeverisë
Praktikisht, kjo marrëveshje do të thotë se, qytetarëve të dyja vendeve, në bazë të reciprocitetit do u mundësohet konfirmimi i stazhit të punës të realizuar në shtet tjetër.
“Gjatë muajit nëntor dhe dhjetor delegacionet e dy vendeve, kanë harmonizuar tekstin dhe nga pala maqedonase, numrin që posedon Qeveria e Maqedonisë janë diku 1 mijë persona të cilët kanë të regjistruar stazh pune në Republikën e Kosovës“ ,tha Muhamed Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Maqedoni-Kosovë, marrëveshje për pensionet"

Leave a Reply