Lajmet e Fundit

Maqedoni, arrestohen 18 persona për trafik me drogë

By Unknown - 1/9/13

Policia ka arrestuar gjatë aksionit të djeshëm në bashkëpunim me Policinë gjermane dhe austriake gjithsej 18 persona, dhe është në kërkim të 4 të tjerëve.


Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulovska, ka informuar se janë siguruar prova për 43 persona për përfshirjen e tyre në tregtinë me heroinë.
Në aksionin e koduar “Dirigjenti”, janë sekuestruar gjithsej 13.5 kilogramë heroinë dhe rreth 2 kilogramë kokainë.
Paralelisht, Policia austriake ka zhvilluar atje aksionin për arrestimin e 18 personave, ndërsa ka sekuestruar rreth 10 kilogramë heroinë, transmetojnë mediat.
Drejtor i Byrosë për Siguri Publike, Ljupco Todorovski, ka sqaruar se në Maqedoni kishin funksionuar tre grupe kriminale - në Haraçinë të Shkupit, Veles dhe Kumanovë.
Sipas tij, organizatorët e trafikut me drogë kishin rekrutuar djem të rinj të panjohur për Policinë, dhe më pas i kishin trajnuar dhe pajisur me dokumente udhëtimi bullgare për të udhëtuar drejt Vjenës ku kanë operuar.
Aksioni i djeshëm është vazhdim i aksionit “Dirigjent” për arrestimin e pjesëtarëve të së a.q. Mafia e Frankfurtit.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Maqedoni, arrestohen 18 persona për trafik me drogë"

Leave a Reply