Lajmet e Fundit

LSDM: 'Ahmeti të mos japë leksione'

By Unknown - 1/25/13


Deklarata e djeshme e Ali Ahmetit në të cilën e quajti liderin opozitar Branko Cërvenkovskin si mjeshtër për krijim e krizave, ka nxitur reagim te koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja. Safet Bishevac, deputet i këtij koalicioni ka theksuar se nuk i përket Ahmetit të mbajë leksione morali, pasi sipas tij, Ahmeti dhe partia e tij me heshtjen e tyre u bënë pjesë e skenarit të 24 dhjetorit, ditën e miratimit të buxhetit në parlament.
“Nuk jam i sigurt se Ahmeti në këtë moment është njeri i cili duhet të mbajë leksione morali. Ai personalisht dhe deputetët e tij në parlament, nuk u treguan si luftëtarë të mëdhenj për demokraci, për respektim të Ligjit dhe Kushtetutës së këtij shteti, diçka që tërë kohën e shtrojnë si prioritet dhe detyrë kyçe të tyren. Ata ishin pjesë e këtij skenari, duke vepruar ose duke mos vepruar, është e njëjta”, tha Safet Bishevac, deputet i koalicionit Aleancës për Ardhmërinë
Ndërkohë analistët vlerësojnë se politikanët shqiptar nuk duhet të jenë aq entuziast kur bëhet fjalë për betejën politike mes partive maqedonase. Analisti Hasan Jashari ka theksuar se Gruevski dhe Cërvenkovski janë të njëjtë, mjeshtër për interesat e popullit të tyre, për dallim nga politikanët shqiptar.
“Dua të them se të dy janë mjeshtër, edhe Gruevski edhe Cërvenkovski për interesin e tyre dhe aty nuk ka ndonjë problem. Problemi qëndron tej ne, se ne nuk jemi mjeshtër, ne nuk dimë dhe nuk duam të punojmë për zgjedhësit tonë, për popullin tonë dhe mbajmë anën e një personi i cili ka si filozofi të veten të jetës “rilindjen” e vitit 2014”, tha Hasan Jashari, analist
Albert Musliu nënvizon se me imponimin e parimit të koalicionit mes fituesve në dy blloqet etnike, shqiptarët duhet të qëndrojnë jashtë zhvillimeve në bllokun politik maqedonas dhe ta respektojnë këtë parim.
“Eksperienca e politikanëve tonë me të gjithë udhëheqësit e politikës maqedonase nuk ka qenë aq e shkëlqyer përveçse me një kryeministër i cili nuk ka qenë aq i politizuar. Nuk duhet t’i anashkalojmë edhe interesat momentale politike. Kështu që për mua pala shqiptare nuk ka nevojë me aq entuziazëm të hyjë në luftën e anëve në elektoratin maqedonas. Me imponimin e principit të fituesit ne gjithsesi e kemi pranuar si princip që fituesi nga njëra anë të bashkëpunojë me fituesin e anës tjetër. Ashtu që edhe çfarë të ndodh në bllokun elektoral maqedonas pala shqiptare për hir të atij principi e respekton”, tha Albert Musliu, analist
Të dy analistët pajtohen se deklarata e Ahmetit vjen si rezultat i interesave momentale partiake, të cilat tani për tani janë të përafërta me ato të partisë tjetër të koalicionit qeveritar.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "LSDM: 'Ahmeti të mos japë leksione'"

Leave a Reply