Lavrov: 'Kërkesat për përmbysjen e Assadit, të dëmshme'
By Unknown - 1/23/13
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, e ka fajësuar opozitën e Sirisë për dëmtimin e përpjekjeve për përfundimin e konfliktit të dhunshëm në këtë vend. Në një konferencë për shtyp sot në Moskë, zoti Lavrov theksoi se këmbëngulja e opozitës së Sirisë për largimin e presidentit Bashar al-Assad, është pengesa kryesore për ndërmjetësimin e paqes. Lavrov, poashtu, ka pretenduar se “disa vende perëndimore dhe disa vende të Lindjes së Mesme” ishin përgjegjëse për qëndrimin jofleksibil të opozitës së Sirisë. Sipas tij, “vetëm Rusia” është përpjekur ta bindë opozitën e Sirisë për të zhvilluar negociata dhe se interesi madhor i Moskës është “stabilizimi i situatës, ndalja e gjakderdhjes dhe ruajtja e jetëve të popullit të Sirisë”. REL
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Lavrov: 'Kërkesat për përmbysjen e Assadit, të dëmshme'"