Kumanovë, aksident zinxhir mes tetë automjeteve
By Unknown - 1/2/13
Aksident zinxhir mes tetë automjeteve, ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në magjistralen Kumanovë-Kriva Pallankë, 7 kilometra nga qyteti i Kumanovës, ka njoftuar Ministria e punëve të brendshme. Në aksident janë përplasur 2 autobus, 3 vetura, 1 furgon, 1 kamion dhe një minibus. Veç dëmit material të shkaktuar në aksident, policia njoftoi se dy persona janë lënduar më rëndë por jashtë rrezikut kurse 4 të tjerë janë kanë kaluar me lëndime të lehta. Sipas policisë, mësohet se aksidenti ka ndodhur si pasoj e mjegullës së dendur dhe ngricave në magjistrale. Aksidentin zinxhir, e kanë shkaktuar dy veturat e parë pas të cilave janë përplasur edhe të automjetet e tjera në komunikacion.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Kumanovë, aksident zinxhir mes tetë automjeteve"