Lajmet e Fundit

Komuna e Tetovës nuk ka para për ndërtimin e ujësjellësit

By Unknown - 1/24/13


Komuna e Tetovës duke mos pasur para për ndërtimin e ujësjellësit, në mënyrë parazgjedhore shiti 13 prej gjithsej 17 dyqaneve në pronësi të Ndërmarrjes Publike Komunale. Sipas burimeve të komunës, në thirrjen e parë janë shitur katër,
ndërsa në tenderin e dytë pronar të ri kanë fituar madje nëntë dyqane që gjenden në Tregun e qytetit në Tetovë. Nga Ndërmarrja Publike Komunale shprehen se u kanë mbetur për shitje edhe katër dyqane. Problem për shitje paraqet objekti më i madh për nga sipërfaqja i cili gjendet në vetë hyrjen e tregut. Nga NPK-ja shprehen se nëse nuk gjejnë blerës për gjithë objektin andaj duhet ta shesin në pjesë. Sipas informacioneve, në fjalimet e veta para këshilltarëve të seancave të Këshillit të qytetit, kryetari i qytetit Sadi Bexheti ka paralajmëruar se paratë nga shitja e dyqaneve do të investohen në sendërtimin e ujësjellësit, si dhe për rivitalizimin e rrjetit ekzistues të ujësjellësit në pjesët më të larta të qytetit, gjegjësisht në vendet “Kolltuk”, “Potok”, “Dy brestët” dhe “Reçicë e Vogël”. Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së dhe ata të LSDM-së shprehen se janë pajtuar të shiten dyqanet vetëm e vetëm që përfundimisht të zgjidhet problemi me ujin i cilin është i pranishëm me dekada të tëra. Shpresojnë se paratë do të përfundojnë në zgjidhjen e problemit me ujin, e jo në fushatën parazgjedhore. “Duke besuar në garancitë e mbështetëm nismën e të gjitha partive politike. Procedura për shitje të patundshmërive është parashikuar me ligj, në mënyrë plotësuese është formuar komision nga kryetari i qytetit në të cilin ka edhe anëtar të Këshillit, gjegjësisht kryetari i Këshillit dhe dy këshilltarë që do të mbikëqyrin se si zhvillohet gjithë procedura. Mënyra e shitjes është rregulluar me ligj. Konsideroj se pasi të përfundojë gjithçka, deri te Këshilli do të ketë njëfarë raporti i cili do të duhej të miratohet ose të shqyrtohet nga Këshilli dhe konsideroj se atëherë do të kemi shqyrtim të kompletuar dhe të qartë për gjithë atë që ka ndodhur”, tha Aleksandar Simjanovski, këshilltar i LSDM-së Tetovë
Deri te shitja e objekteve erdhi meqë Komuna e Tetovës ndonëse mori leje nga Ministria e Financave, nuk arriti të merr kredi me të cilën do të duhej ta ndërtojë ujësjellësin. Thjeshtë, pasuri që ofroi komuna si garanci bankare nuk ishte e mjaftueshme për të arritur kredinë. Ndryshe, shitja e dyqaneve, sipas informacioneve të Alsat M, ka hidhëruar edhe qiraxhinjtë e deritanishëm në dyqanet tashmë të shitura. Një pjesë e tyre që deshën të marrin pjesë në shitjen janë ankuar te këshilltarët se shitja ka qenë jo transparente. Këshilltarët e komunës u kanë thënë se nuk mund t’u ndihmojnë për shkak se ata nuk paskan kompetenca për t’u përzier në pjesën me shitjen. Derisa komuna shet pronën e Ndërmarrjes Publike Komunale, të punësuarit në të tashmë katër muaj nuk kanë marrë rroga. 

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Komuna e Tetovës nuk ka para për ndërtimin e ujësjellësit"

Leave a Reply