Lajmet e Fundit

Kërkohet zbardhja e fatit të të pagjeturve

By Unknown - 1/7/13

Familjarët e të pagjeturve të fshatit Krushë e Vogël, kërkojnë nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare që të angazhohen në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.


Ende 86 persona nga ky fshat janë të pagjetur, ndërsa më e goditura është familja Shehu e cila nuk din për fatin e 9 familjarëve të ngushtë. Kryetari i shoqatës për të pagjeturit në Krushë të Vogël, Agron Limani i tha Radio Kosovës se ka neglizhencë nga ana e institucioneve për zbardhje e fatit të tyre.

Krusha e Vogël e komunës së Prizrenit edhe pas 14 viteve të luftës mbetet fshati i dhembjes së madhe. Nga 113 persona të zhdukur gjatë luftës në këtë fshat, vetëm 27 prej tyre janë identifikuar, kurse për fatin e 86 të tjerëve nuk dihet asgjë.

”Jo pak po shumë është neglizhuar çështja e fatit të të pagjeturve. Përpos që është përdorë si pikënisje e bisedimeve qoftë me Serbinë, apo edhe vende të tjera, kjo çështje është lënë anash si nga faktori vendas edhe ai ndërkombëtarë”, tha Limani.

Masakra e Krushës së Vogël e cila konsiderohet më e tmerrshmja në Kosovë ka tërhequr më në fund edhe vëmendjen e drejtësisë ndërkombëtare. Kështu që një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria e Qarkut në Prizren, ka filluar në mars të 2012-së hetimet për krimet e luftës, që janë kryer në fshatin Krushë e Vogël, më 25 dhe 26 mars të vitit 1999.

“Deri tani, Prokuroria ka marrë në pyetje 20 dëshmitarë dhe ka identifikuar 56 të pandehur të mundshëm, të cilët do të përballen me akuza për krime lufte kundër popullatës civile, duke përfshirë vrasjen e gjithsej 113 fshatarëve, dëbimin e të gjitha grave dhe fëmijëve nga fshati, plaçkitjen dhe shkatërrimin e pronës”, tha Limani. 

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Kërkohet zbardhja e fatit të të pagjeturve"

Leave a Reply