Kërkohet një grua për të lindur një bebe të … Neandertalit
By Unknown - 1/27/13
Ky skenar i pabesueshëm është projekti i një prej gjenetistëve më të njohur në botë, që po kërkon femra vullnetare për të sjellë në jetë krijesën primitive, të zhdukur shumë kohë më parë.
Profesori George Church nga Universiteti i Harvardit beson se mund të rindërtojë ADN-në e Neandertalit për të sjellë në jetë speciet e zhdukura 33 mijë vjet më parë.
Skema e tij të kujton të famshmin Jurassic Park.
“Tani më duhet një grua që i pëlqen aventura,” thotë ai.
Profesori e pranon se nuk do jetë edhe aq e lehtë. Por profesori shton se këto specie kanë qenë inteligjente dhe truri i tyre ka qenë pak a shumë si i njeriut.
Sipas tij, nga projekti i tij do të përfitojë njerëzimi.
Profesorët e tjerë thonë se projekti i tij është i mundshëm, por krijesa nuk do ketë imunitetin e nevojshëm dhe procesi mund të sjellë deformime.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Kërkohet një grua për të lindur një bebe të … Neandertalit"