Ke$ha: I dua edhe meshkujt edhe femrat
By Unknown - 1/3/13
Këngëtarja me famë botërore, Ke$ha, ka zbuluar se ajo ka prirje biseksuale.
Duke folur për edicionin e shkurtit të revistës “Seventeen”, këngëtarja 25-vjeçare thotë se ajo ka joshje edhe për femrat edhe për meshkujt.
“Nuk i dua vetëm meshkujt. I dua njerëzit. Nuk është puna te gjinia. Është te shpirti që kullon nga ai person me të cilin je”.
“Unë jam në mesin e atyre që qëndroj për të mbrojtur talljet ndaj gei/lesbikeve/transeksualëve, por po ashtu edhe për vëllain tim të vogël. Ai është 13 vjeçar dhe shumë tallen me të pasi ai belbëzon. Unë kam tolerancë zero ndaj njerëzve të cilët tallen me të tjerët”, ka thënë Ke$ha.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Ke$ha: I dua edhe meshkujt edhe femrat"