Lajmet e Fundit

Katari i interesuar për investime në Maqedoni

By Unknown - 1/28/13


Formim  të Komitetit të përzier për bashkëpunim ekonomik mes Maqedonisë dhe Katarit dhe në një kohë më të afërt hapja e ambasadës në Shkup, është përfundimi  i takimit të sotëm në Doha mes presidentit të Maqedonisë Gjorgje Ivanov dhe emirit të Katarit Hamad bin Kalifa al-Tani.

Ushtruesi  i detyrës Sulltan bin Saad al-Mreokhej, ashtu siç informon presidenti Ivanov, veç më është në Shkup dhe i bën të gjitha përgatitjet që Ambasada e Katarit të hapet në një kohë sa më të shkurtër.
-Deri vetëm para tre viteve nuk kemi kontraktuar asnjë marrëveshje bilaterale me Katarin. Pas kontakteve intensive korniza juridike mes dy vendeve është formuar, ndërsa në atë drejtim sot është nënshkruar edhe Memorandum për mirëkuptim në sferën e turizmit, deklaroi Ivanov.
Presidenti i Maqedonisë dhe emiri nga Katari biseduan për investimet e Katarit në Maqedoni, me ç'rast siç potencoi Ivanovi ka qenë i shfaqur interes për bashkëpunim në fushën e arsimit të lartë, si dhe në fushën e kulturës.
-Kjo vizitë është në funksion të ruajtjes së dialogut politik në nivel më të lartë dhe shpresoj se bashkëpunimi ekonomik të cilën e nxisim në një periudhë më të shkurtër do t'i japë rezultatet e saj, deklaroi presidenti Ivanov.
Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini, si pjesë e delegacionit zyrtar i kryesuar nga presidenti i Republikës së Maqedonisë i cili qëndron në Katar, jashtë nga programi zyrtar sot pati takim me  drejtorin ekzekutiv kryesor të përgjithshëm të Katar Hollding, Ahmad Mohamed Al-Sajed.
Gjatë takimit ministri Saraçini  vendosi theks në projektet e investimeve turistike dhe energjetike, ndërsa interesi më i madh te kjo kompani e cila shënoi rritje të madhe me projektet e numërta investuese në mbi 30 vende në botë  shkaktoi rikapitalizim  të SHA ELEM, ski qendrës Kodra e Diellit, si dhe ndërtimi i madh i spa kompleksit përmes marrjes së koncesionit për ujë termomineral. Çebreni dhe Galishtë, si dhe projekti  lugina e Vardarit janë pjesë e projektit energjetik për të cilat ekziston interes që të gjenden në portfolion e pasur të Katar Holldingut, në rast se realizohet hyrja e kësaj kompanie në sektorin elektroenergjetik në Republikën e Maqedonisë.
Ministri Saraçini informon se pas zgjedhjes së konsultantit, do të bëhet analizë dhe do të propozohet struktura më e mirë për rikapitalizimin e SHA ELEM, pas së cilës do të shpallet thirrje publike për rikapitalizim. Ai e sqaroi vendimin e thjeshtë për koncesion në pjesën e pasurisë minerale, të mundësuar me ligjin e ri për lëndët e para minerale.
Me qëllim të përparimit të mëtutjeshëm  të korrnizës dakorduese mes dy shteteve, Saraçini nënshkroi Memorandum për mirëkuptimin të bashkëpunimit turistik mes dy vendeve, derisa u nënshkrua dhe Memorandum për bashkëpunim mes odave ekonomike të Maqedonisë dhe Katarit.
Maqedonia dhe Katari deri tani kanë nënshkruar marrëveshje për shmangien e tatimeve të dyfishta, për bashkëpunim në sferën e arsimit, në bujqësi, dhe për mbrojtje reciproke të investimeve.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Katari i interesuar për investime në Maqedoni"

Leave a Reply