Lajmet e Fundit

Interi mohon marrëveshjen për Belhandan

By Unknown - 1/23/13


Gjiganti italian, Interi, kategorikisht i ka hedhur poshtë deklaratat e presidentit të Montpellier, Louis Nicollin, i cili kishte thënë se ka pranuar ofertën e Interit për Younes Belhanda.
Mesfushori i cili ishte pranë transferimit te Fenerbahce, klub me të cilin ka marrëveshje personale, është thënë se do të kalojë te Interi pasi vet presidenti i Montepllier ka pohuar një gjë të tillë.
Në një komunikatë për faqen zyrtare të klubit, drejtori teknik, Marco Branca, ka hedhur poshtë këto pohime.
“Ne nuk duam që të bëjmë deklarata kontradiktore me ato të presidentit të Montpellier, por Interi nuk ka bërë ofertë për Younes Belhanda”, ka theksuar Branca.
Interi është në treg për një mesfushor të ri kreativ pas largimit të Wesley Sneijder drejt Galatasaray. 

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Interi mohon marrëveshjen për Belhandan"

Leave a Reply