Iniesta: Messi do ta fitojë edhe të pestin Top të Artë
By Unknown - 1/8/13
Andres Iniesta beson se bashkëlojtari i tij te Barcelona, Lionel Messi, do ta fitojë çmimin Topi i Artë edhe për të pestën herë.
Argjentinasi u shpall lojtari më i mirë i vitit për të katërtën herë radhazi pasi shënoi 91 gola gjatë vitit 2012, duke kaluar rekordin e Gerd Muller prej 85 golash, por lojtari i cili përfundoi i treti beson se Messi do të fitojë edhe më shumë.
“Ia kushtoj atë (suksesin) Barcelonës, punës që ne bëjmë. Nëse ai vazhdon, atëherë Leo do ta fitojë edhe të pestin”.
“E uroj Leon sërish për këtë Top të Artë të katërt, që e bën atë unik. Nuk është puna t’ua japish të tjerëve, është puna t’i shpërblesh më të mirët – kjo edhe ndodhi”, ka thënë Iniesta.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Iniesta: Messi do ta fitojë edhe të pestin Top të Artë"