Lajmet e Fundit

Haradinaj: Së shpejti, unë kryeministër

By Unknown - 1/8/13

Ish - kryeministri dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në një tubim të mbajtur me simpatizantët e AAK-së në Malishevë, të martën pasdite, ka thënë se pritet që së shpejti ai të jetë sërish në krye të qeverisë së vendit.


”Po bëjë përpjekje me e marr udhëheqjen e vendit, qeverinë dhe në rast se kjo do të ndodhë, e pritet me ndodhë së shpejti, atëherë jam i bindur se do t’i vazhdojmë punët e filluara dhe do të punojmë në të mirën e qytetarëve të vendit, në të mirën edhe të Malishevës”, është shprehur Hardinaj, duke folur para qytetarëve në një restorant të qytetit, transmeton Koha.net.
“Unë me kthimin tim kësaj radhe kam vlerësu që nuk ja vlenë më me hy e me e ba listën e të këqijave dhe me i gjet fajtorët, kush është fajtorë për këtë apo atë, e kam vlerësu se ndihmën më të madhe vendit dhe njerëzve ua bëjë në rast se muj me fillu me punu menjëherë, në rast se vonohem tuj kritiku, tuj sha e tuj gjet të këqijat po na ikën koha, po i ik koha vendit, njerzëve”, ka arsyetuar Haradinaj.
”Kam vlerësu që më së miri ish kanë në rast se mund të flasim me punë, në rast se puna që e bëjë mbërrin tek ju, tek familjet e juaja tek njerëzit e vendit tonë dhe prej atyre ata vlerësojnë se jeta jonë po ndërron”, ka thënë Haradinaj.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Haradinaj: Së shpejti, unë kryeministër"

Leave a Reply