Guardiola ta drejtojë Romën?
By Unknown - 1/9/13
Roma raportohet se po shndërrohet në një prej skuadrave kryesore kandidate për të angazhuar Pep Guardiolën si trajner.
Ish-trajneri i Barcelonës së fundi deklaroi se synon t’i rikthehet menaxherimit këtë vit, me Chelsean, Manchester Cityn dhe Milanin që luftojnë për shërbimet e tij.
Megjithatë, Il Tempo shkruan se Roma po ashtu është një opsion i mundshëm falë afërsisë së Guardiolës me menaxherin gjeneral të Giallorossëve, Franco Baldini.
Roma angazhoi Luis Enriquen sezonin e kaluar pikërisht falë kësaj miqësie, derisa Baldini kishte tentuar ta bindë Guardiolën ta drejtojë skuadrën edhe verën e kaluar, kur ai u largua nga Barcelona.
Pronarët amerikanë të Romës kanë para për ta joshur spanjollin, i cili do të mund të punonte me Baldinin për ta transformuar klubin në një fuqi evropiane.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Guardiola ta drejtojë Romën?"