Egjipt, komediani akuzohet për fyerje të presidentit
By Unknown - 1/3/13
Prokurorët egjiptianë pritet të nisin hetimet kundër komedianit popullor televiziv i dyshuar për fyerje ndaj presidentit. Basem Jusuf është akuzuar për fyerje dhe për “minim të pozitës” së presidentit Mohamed Morsi, duke printuar fotografinë e këtij të fundit në jastëk dhe duke parodizuar me fjalimet e tij. Rasti Jusuf, vjen në kohën kur shqetësimi për lirinë e shtypit është duke u rritur në masë të madhe nga mediat e pavarura të cilat kushtetutën e re e shohin si kufizim i të drejtave themelore. Jusuf i cili është nikoqir i kësaj shfaqje televizive, ka parodizuar me frazën. Prokurori i përgjithshëm i Egjiptit urdhëroi hetimin, pasi një avokat i paidentifikuar islamik ka regjistruar një ankesë formale kundër Jusufit.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Egjipt, komediani akuzohet për fyerje të presidentit"