Dorëhiqet deputeti Arben Llabënishti
By Unknown - 1/31/13
Sot u regjistrua dorëheqja e parë nga posti, e një deputeti i cili kandidon në zgjedhjet lokale të 24 marsit. Deputeti i BDI-së Arben Llabënishta dha sot dorëheqjen e parevokueshme nga posti i deputetit në parlamentin e Maqedonisë, për të garuar për kryetar të komunës së Strugës. Arsyeja kryesore sipas tij është mos shpërdorimi i postit, dhe përkushtimi i plotë për zgjedhjet lokale. Për herë të parë në Maqedoni një kandidat jep dorëheqje nga posti aktual për shkak të kandidimit të tij në zgjedhjet lokale. “Sot dhashë dorëheqje nga posti deputet në kuvendin e Maqedonisë. Këtë akt, këtë veprim e kam bërë për dy arsye themelore, e para duke u bazuar në filozofinë time personale, të përkushtimit të një pozicioni të caktuar, dhe e dyta, për të mos u keqkuptuar nesër për mbajtjen e dy pozicioneve, deputet në Kuvendin e Maqedonisë dhe kandidat për kryetarë komune në Strugë”, deklaroi Arben Llabenishta ish deputet i BDI-së.
Ndryshe nga Llabënishta, ministri i pushtetit lokal Nevzat Bejta në një deklaratë për Alsat ka konfirmuar gjithashtu se nuk do të kthehet në këtë post, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve lokale. Ndërsa edhe më tej, mbetet enigmë nëse një akt të ngjashëm me bashkë-partiakët e saj do të ndërmarrë edhe Zv/kryeministrja për euro-integrime Teuta Arifi, e cila garon për komunën e Tetovës.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Dorëhiqet deputeti Arben Llabënishti"