Lajmet e Fundit

Dinamo Zagreb nuk transferon Hasanin, është i lënduar

By Unknown - 1/26/13


Futbollisti 22 vjecar duhej të ishte përforcimi më i ri i Dinamos së Zagrebit. Mesfushori me tipare sulmuese të ejnten nga Gjermania udhëtoi drejt Kroacisë, ku duhej të firmosë, mirëpo në kontrollet mjekësore i është zbuluar lëndim, nga i cili duhet të pauzojë më gjatë.
Shkaku i kësaj, Dinamo ndërpret transferimin dhe nuk firmos me futbollistin e Uolfburgut. “GNK Dinamo ka vendosur të ndërpresë biznesin me Uolfsburgun rreth transferimit të Ferhan Hasanit. Ai është në Zagreb dhe vetëm duhej të kalojë testet mjekësore, mirëpo pasi që në kontrollet e detajuara u pa një lëdnim që kërkon rehabilitim më të gjatë, kemi vendosur që Hasanin mos ta angazhojmë në Dinamo”, është shprehur drejtori sportiv i Dinamo Zagrebit, Zoran Mamic, në faqen zyrtare të kampionëve të Kroacisë. Hasani dimrin e kaluar nga Shkëndija e Tetovës kaloi në Gjermani të Uolfsburgu. Mirëpo deri tani nuk ka patur shumë hapsira për të luajtur në fanellën e ‘ujqërve’, duke regjistruar vetëm tre paraqitje zyrtare. Edhe pse në përgatitje dimërore ai u lëndua në takimin kontrolluese Uolfsburg-Herta, në mediat kroate u tha se është i gatshëm menjëherë të luajë për Dinamon. Mirëpo testet mjekësore thonë të kundërtën, transferimi dështon dhe ai detyrohet të kthehet në Gjermani te Uolfsburgu. “Na vjen keq që këtë punë nuk e realizuam deri në fund, mirëpo kështu e ka futbolli. Ferhanit i dëshirojmë cdo të mirë në vazhdim të karrierës”, tha Zoran Mamic. Hasani tani mbetet të kthehet në Gjermani, ku do të vazhdojë fazën e reahabilitimit. Nëse nuk arrin të sigurojë transferim, atëherë mbetet të Uolfsburgu me të cilët ka kontratë për dy vite e gjysmë. Lëndimi në këtë moment ndërpret transferimin e tij në Dinamo Zagreb, mirëpo kush e di se cka sjell e nesërmja, ndoshta pas rekuperimit do të gjejë vend te Uolfsburgu.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Dinamo Zagreb nuk transferon Hasanin, është i lënduar"

Leave a Reply