Lajmet e Fundit

Dika: Ruajtëm cilësinë e arsimit

By Unknown - 1/3/13


Rektori i  Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë Zamir Dika, në takimin e fundit me gazetarë, duke analizuar punën gjatë vitit që po e lëmë pas, theksoi se universiteti arriti që të ruajë cilësinë në universitet  që është edhe prioritet kryesor për menaxhmentin që udhëheq me këtë universitet.
Rektori Dika, gjatë pres konferencës me gazetarë, nënvizoi se edhe krahas masovizimit të arsimit të lartë, më rëndësi ka qenë që të ruhet cilësia e arsimit edhe në Tetovë, por edhe në fakultetet e disperzuara në Shkup. "Rekrutimi i suksesshëm i studentëve në dy ciklet ka qenë në nivel, realizimi i projektit me Kelly BSC dhe IIML, rritja e studentëve në gjuhën angleze, programet e reja studimore të ndryshme për rritjen e cilësisë së arsimit etj. Këtë vit u themeluan dy institute të hulumtimit edhe atë "Max Van Der Stoel" dhe IARBI. Integrimi i revistës shkencore të universitetit me një ndër publikuesit më të mëdha botërore të revistave shkencore online "Versitas" dhe tash çdo publikim i stafit nuk ka vizibilitet rajonal por edhe global", deklaroi rektori Dika.
Ai më tej u shpreh se gjatë vitit 2012, u mbajt një konferencë nacionale për sigurimin e cilësisë, aktivitete të qendrës për dialog shumëkulturor, ndërsa kënaqshmëria e studentëve me shërbimet është rritur.
Universiteti në kontinuitet merr pjesë në trajnim permanent për përmirësimin e cilësisë duke reviduar  sistemin e progresit akademik, vendosjen e   standardeve të shërbimeve,integrimin e sistemit të informacionit", shtoi rektori Dika. Duke folur për vitin që vjen, numri një i UEJL-së, rektori Zamir Dika, tha se prioritet mbetet cilësia dhe ndërkombëtarizimi i universitetit. 
"Do të kemi një ofertë akademike ndërkombëtare, ku parashihen  programe studimore të përbashkëta me universitetin e  Ljubljanës, program studimor për studime ndërkombëtare, në bashkëpunim me institute hulumtuese holandeze,  konkretisht me institutin për drejtësi dhe paqe si  dhe universitetin Kolumbian. Program studimor profesional me module të ndryshme të industrisë në bashkëpunimme përvojat gjermane ku ekspertët gjerman do të aftësojë kuadër profesional dhe të njëjtit drejt do të punësohen. 
Vazhdimi i iniciativës për Eko-Kampus, ku parashihet prodhim të rrymës nga energjia e diellit dhe ndërrimi i energjisë nga vaji në gaz", nënvizoi rektori Dika.  Ai gjithashtu theksoi se këtë vit janë bërë ndryshime edhe në bordin e UEJL-së, ku ka vijuar praktika që të ketë tre përfaqësues ndërkombëtar në bordin e Universitetit si donatorë edhe atë një përfaqësues nga Anglia, një nga SHBA-ja dhe një nga Sllovenia. (U.Hasipi.)

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Dika: Ruajtëm cilësinë e arsimit"

Leave a Reply