Lajmet e Fundit

Destani: Nuk kam nevojë për bashkëshorte

By Unknown - 1/26/13


Aktori Blerim Destani është prezantuar në publik me shumë femra, disa prej tyre edhe të njohura për shkak të profesionit si modele, këngëtare apo aktore, por është treguar i kujdesshëm në prononcimet e tij duke thënë se ato kanë qenë vetëm mikesha të mira.

Sharmit të tij, sipas fotove të shkrepura nga paparacët dhe shkrimeve të mediave, nuk i kanë rezistuar Adriana Daci, Arita Fejzullahu, Dafina Zeqiri, Altuna Sejdiu, Adelina Tahiri, Liberta Spahiu dhe lista është edhe më e gjatë …
Megjithëse gjithmonë në shoqërinë e vajzave të bukura, ai ia ka dalë ta mbajë të fshehur nese ka ndonje lidhje të zemrës. Ai nuk ka prezentuar nje te dashur ne publik, pasi sipas tij ende nuk e ka gjetur vajzën e veçantë.
“Jeta private është private. Unë nuk provokoj dhe nuk merrem me thashethemet e medias. Me shumicën vajzave jemi kolegë. Për momentin nuk kam nevojë për një bashkëshorte. Mendoj se nuk ka ardhur momenti për një hap kaq të rëndësishëm. Gjithsesi nuk i dihet, vëllai im u martua 20 vjeç, për mua të presim…", ka thënë ai për TCH, duke shtuar se ai ështe gati, pret vetëm njeriun e duhur. 

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Destani: Nuk kam nevojë për bashkëshorte"

Leave a Reply