Lajmet e Fundit

Dënohet me gjashtë vjet burg bullgarja trafikante

By Unknown - 1/26/13

Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë, iu deshën tri seanca gjyqësore për t’u bindur se shtetasja bullgare, Petranka Tsekova, ishte fajtore e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Greqisë, krim për të cilën u dënua me gjashtë vite burg.


Por, në aplikim të gjykimit të shkurtuar, bullgarja do të qëndroj në qeli vetëm katër vjet, për shkak se përfitoi uljen e 1/3 së dënimit përfundimtar.
E pandehura u arrestua më 15 gusht 2012, në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, ku po tentonte të kalonte në Greqi me makinën e saj me targa “BH 6642 BK”, rreth 2.5 kilogramë hashash, shkruan Shekulli. E pandehura këtë sasi hashashi e kishte blerë në fshatin Lazarat më datë 15 gusht dhe më pas u nis drejt pikës së kalimit kufitar në Kakavijë, ku dhe u arrestua. 

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Dënohet me gjashtë vjet burg bullgarja trafikante"

Leave a Reply