Lajmet e Fundit

Daçiqi në Shkup, OJQ-të shqiptare në gjumë

By Unknown - 1/28/13

Përveç forcave të policisë që siguronin vizitën e kryeministrit serb Daciq, në rrugët e Shkupit sot ishte qetë. Nëse një javë më parë organizata të shumta dhe subjektet politike shqiptare në vend dënuan heqjen e lapidarit të UCPMB-së në Preshevë po nga ky kryeministër, sot i kishte zënë gjumi ngjashëm si liderët e Preshevës më 20 janar. 
Organizata joqeveritare ‘Iliricum Libertas’, e cila javën e kaluar mbështeti protestat në Prishtinë kundër heqjes së lapidarit, dhe i bëri thirrje qytetarëve shqiptar të Maqedonisë ti bashkëngjiten kësaj proteste, sot nuk u prononcuan lidhur me vizitën e sotme të Daçiqit. Lideri i kësaj organizate Valon Kurtishi komentoi shkurt se nuk guxon të flasë për shkak të dënimit me kusht që ka për vizatimin e hartës së Shqipërisë Etnike në Tetovë. Ai druan se komentet e tij për vizitën e Daçiqit mund të cilësohen si fjalor urrejtje dhe ti aktivizohet dënimi. 

Edhe Lëvizja qytetare ‘Zgjohu’ ishte në gjumë sot.  Nga kjo organizatë theksojnë se nuk kanë planifikuar ndonjë reagim tjetër konkret, pos deklaratës me të cilën dënojnë heqjen e lapidarit, veprim ky që sipas ‘Zgjohut’ të përkujton politikën e Millosheviqit. 
Ndërsa qytetarët janë të mendimit se duhej protestuar sot derisa Daçiqi qëndronte në Shkup. 

“Shumë keq. Ka ardhur të preferojë diçka edhe këtu të heq me siguri. Po, gjithsesi protesta duhet të ketë. Këtu, në Kosovë, në Shqipëri, gjithkund”.

“Duhet të protestohet, patjetër”.

“Po, edhe unë e përkrah, duhet”.
Ndryshe, rrugët e Shkupit që nga mëngjesi ishin përplot me forca të shtuara policore. Thuaj se në çdo udhëkryq të kryeqytetit vërehej prani e madhe e policisë, e cila e paralajmëruar për protesta të mundshme, kishte përqendruar një numër më të madh të pjesëtarëve nëpër rrugët ku duhej të kalonte delegacioni i udhëhequr nga kryeministri serb. 

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Daçiqi në Shkup, OJQ-të shqiptare në gjumë"

Leave a Reply