Lajmet e Fundit

Conte: Milani duhet respektuar

By Unknown - 1/8/13

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, ka paralajmëruar lojtarët e tij të mos e nënvlerësojnë Milanin në prag të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Italisë që zhvillohet të mërkurën mbrëma në Torino.


43-vjeçari thotë se ai do të bëjë ndryshime në ekipin e tij, por shton se Rossonerët janë një skuadër që duhet të respektohet.
“Milani meriton të respektohet. Ne do të përballemi me një skuadër të madhe. Ne kemi arritur në çerekfinale të garës dhe ata do të shkojnë sa më larg që munden”.
“Është e qartë, ne kemi dëshirën për të bërë një paraqitje të shkëlqyeshme. Mund të vendosi të bëj disa ndryshime në ekip dhe të nxjerr në fushë disa lojtarë të cilët nuk kanë qenë të rregullt”.
“Pres një përgjigje nga këta lojtarë të cilët do të fitojnë shansin. Dua të shoh progres nga të gjithë lojtarët e mi”, ka thënë Conte. 

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Conte: Milani duhet respektuar"

Leave a Reply