Conte: Jemi përgatitur mirë për sezonin e dytë
By Unknown - 1/5/13
Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, ka thënë se gjithmonë ekziston një rrezik kur lojtarët kthehen nga pushimi, por ata janë përgatitur mirë gjatë ditëve të fundit.
Pushimi dimëror ka përfunduar dhe duke filluar nga dita e nesërme, ekipi i Contes do të ndeshet me atë të Sampdorias në Serie A.
”Gjithmonë ekziston një rrezik pasi të kthehen lojtarët nga pushimi, por ne jemi përgatitur shumë mirë gjatë ditëve të fundit”.
”Ta fitojmë Scudetton është arritje e madhe, por nëse e bëjmë këtë dy herë radhazi atëherë kjo do të dëshmojë që ne po bëjmë një punë të madhe këtu”, ka thënë Conte./
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Conte: Jemi përgatitur mirë për sezonin e dytë"