Lajmet e Fundit

Berisha ndërmerr hapa për bashkimin me Kosovën në futboll

By Unknown - 1/4/13

Kryeministri shqiptarë, Sali Berisha, në mbledhjen e parë të qeverisë për vitin 2013 ka folur për vendimin për heqjen e Tatimit të Vlerës së Shtuar për importimin e makinerive prodhuese.
Berisha u shpreh se me këtë vendim, Këshilli i Ministrave i heq buxhetit të shtetit rreth 120 milionë euro por nga ana tjetër nxit hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen e prodhimit të brendshëm.

“Heqja e TVSH për makineritë prodhuese të të gjitha niveleve ë bizneseve. Do të jenë me zero për bizneset e vogla dhe të mesëm. I japim nxitje rritjes së prodhimi të vendit dhe punësimit. Buxheti do humbasë së paku 120 milionë euro  por këto do të përkthen në dhjetëra e dhjetëra vende pune dhe njësi prodhimi”, u shpreh Berisha.
Gjatë mbledhjes së qeverisë, ai i kërkoi Ministrit të Kulturës, Rinis dhe Sportit që të punojë me homologun e tij kosovar për shkrirjen në një të ligës së futbollit për të dy vendet. Gjithashtu Berisha tha se me Kosovës dhe Shqipërisë duhet punuar për heqjen e barrierave për sa i takon valëve televizive.

“Zoti Ministër i Kulturës këtë vit duhet të fillojë veprimtarinë liga mbarë kombëtare e futbollit. Uluni dhe bëni projektin bashkë me ministrin kosovar. Ta gjuajmë mbarë kombëtare. Tifozi i Mitrovicës të vijë në shohë ndeshjen Flamurtari-Mitrovica. Të përfshihen të gjitha skuadrat. Kjo është rruga për të shpalosur të gjithë potencialet dhe talentet në futboll. Ta nisim me futbollin dhe të fuqizojmë tregun e futbollit për të ndierë një numër sa më të madh yjesh”, tha kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.

“Hapësirë unike të valëve. Të gjitha mediet e Kosovës të kenë licencë. RTSH duhet t’u krijojë pikat e transmetimi të gjitha medieve të Kosovës të vendosin antenat e tyre dhe ato të shihen nga Konispoli gjer në Vermosh. Sikur, do të bisedohet me qeverinë e Kosovës që mediet e Shqipërisë të mbulojnë hapësirën mediatike të Kosovës. Nuk është se nuk ekziston, mirëpo është me pagesë por do punojmë që të funksionojë forma pa pagesë”, ka shtuar ai.

Në këtë kuadër kryeministri theksoi, “se jetojmë në pesë shtet nuk do të thoi se jemi pesë kombe. Jemi një dhe të mos mendojë askush kurrë se ekzistenca jonë në pesë shtete do mund ta interpretojë si për pesë kombe shqiptare”.

“Më shumë shqiptarë në diasporë se sa në trojet etnike”

Gjatë mbledhjes së qeverisë, Berisha gjithashtu bëri me dije dhe vendimin për krijimin e Komitetit të Diasporës. Ai tha se numri i shqiptarëve në diasporë është më i madh se ai i shqiptarëve në trojet etnike dhe ky komitet do të punojë për t’u ardhur atyre në ndihmë kudo që ndodhen.

“Vendosim për krijimin e Komitetit të Diasporës. Detyrim i madh moral për shqiptarët në katër anët e botë. Fati na bëri që të kemi më shumë diasporë se shqiptar në trojet shqiptare. Në këtë aspekt duhet kërkuar ndjesë shqiptarëve kudo që janë se nuk ka qenë e mundur të kenë mbështetjen e merituar të Shqipërisë, por i garantoj se realizmi i saj është përparësi madhore. Komiteti i Diasporës do të bëjë çdo gjë për t’iu gjetur afër shqiptarëve në katër anët e botës”, tha kreu i qeverisë shqiptare.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Berisha ndërmerr hapa për bashkimin me Kosovën në futboll"

Leave a Reply