Bayerni nuk hedh poshtë angazhimin e Guardiolës
By Unknown - 1/6/13
Drejtori sportiv i Bayernit të Munichut, Matthias Sammer, ka dështuar që të hedhë poshtë angazhimin e Pep Guardiolas gjatë verës, përkundër faktit se lëvdoi punën e trajnerit aktual, Jupp Heynckes.
Bayerni është në maje të tabelës së Bundesligas dhe është kualifikuar për fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, mirëpo refuzimi për të hedhur poshtë spekulimet nga Sammer pritet të nxisin spekulime të reja.
“Është koha kur po diskutohet për transfere. Deri në mars nuk mund të themi asgjë për Guardiolan. Heynckes ka komunikuar krenarinë e tij në këtë ekip dhe është trajner fantastik. Ne duhet të mendojmë që të mbesim me këmbë në tokë për pjesën e mbetur të sezonit në mënyrë të sigurojmë trofe”.
“Tani për tani kërkoj respekt nga ekspertët botërorë që të mos bëjnë analiza bazuar në spekulimet e mediave”, ka thënë Sammer.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Bayerni nuk hedh poshtë angazhimin e Guardiolës"