Anjeza Shahini Është E Dashuruar Me Diplomatin Britanik
By Unknown - 1/26/13
Kënga “Love” e këngëtares Anjeza Shahini mësohet t’i jetë dedikuar dashurisë së vërtetë që ajo po jeton me të dashurin e saj anglez, diplomatin Pol, i cili aktualisht jeton në Londër.
Anjeza ka vendosur një status në “Facebook”, ku shkruan: “Të dashur miq, do të jem për disa ditë jashtë kufirit, kështu që telefonat nuk do të jenë funksionalë. Nëse ju duhet të më kontaktoni, më dërgoni në mesazh këtu në fb ose në e-mail”.
Anjeza dhe Pol kanë mundur ta mbajnë të fshehtë lidhjen e tyre prej dy vitesh pasi Pol punonte pranë ambasadës së Anglisë në Tiranë, dhe lajme të tilla private nuk do t’i shërbenin profesionit të tij.
Sipas suplementit “Panorama Plus”, dashuria e tyre ka lindur në një nga club-et e Tiranës ku Anjeza këndonte live, ku Pol argëtohej fundjavave.
Tashmë ata po jetojnë një histori të bukur, por asaj i duhet që të udhëtojë më shpesh tashmë drejt Londrës, pasi Pol është rikthyer punës atje.
Kjo është hera e parë që 25-vjeçarja deklarohet në një lidhje, dhe ka postuar në Facebook një album me foto nën diçiturën “Lovely holidys”.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Anjeza Shahini Është E Dashuruar Me Diplomatin Britanik"