Ahmeti: Nuk mund të presim në pafundsi për zgjidhjen e emrit
By Unknown - 1/25/13
Shqiptarët nuk mundet në pafundësi të presin zgjidhjen e çështjes së emrit. Stërzgjatja e zgjidhjes së këtij kontesti shkakton pakënaqësi dhe humbje të durimit tek shqiptarët, derisa zgjidhja sa më e shpejtë nënkupton edhe paqe dhe stabilitet për gjithë rajonin. Kështu u shpreh Ahmeti në Vjen në Konferencën kushtuar integrimit të Ballkanit perëndimorë. Ai krahas integrimit në BE dhe NATO mes tjerash u ndal edhe në Marrëveshjen e Ohrit për të cilën tha se është çelësi i marrëdhënieve të mira ndëretnike .
“Vonesat në drejtim të zgjidhjes së çështjes së emrit, dhe vonesat në drejtim të anëtarësimit të vendit në BE dhe NATO, ne frikësohemi se mund të ketë pasoja në drejtim të pakënaqësisë së komunitetit shqiptarë në RM. Jo që shqiptarët nuk janë të interesuar për çështjen e emrit, ata janë shumë të interesuar që çështja e emrit të zgjidhet. Për ne mbyllja e kësaj teme do të thotë anëtarësim i menjëhershëm në NATO, sepse për Maqedoninë nuk ka nevojë të thirret Samit, por me një konferencë të ambasadorëve Maqedonia fiton të drejtën e anëtarësimit. Anëtarësimi në NATO dhe BE do të thotë më shumë stabilitet, më shumë paqe, më shumë zhvillim, më shumë investime, sepse edhe investitorët e huaj por edhe ata vendas kërkojnë stabilitet të qëndrueshëm” tha Ahmeti.
Raportet e mira me fqinjët janë një ndër prioritetet e Maqedonisë. Kreu i integristëve gjatë fjalimit t tij përmendi problemin që tangon Kosovën me Veriun e saj, më pas ngjarjet e fundit në Luginën e Preshevës dhe çështjen e Shqipërisë.
“Çdo ndryshim i kufinjëve të Kosovës ka efektin domino që paraqet rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon. Serbia, mendojmë që nuk tregoj ndonjë lidership me rastin e intervenimit në Luginën e Preshevës për heqjen e një statuje, një pllake përkujtimore. Komuniteti në Luginën e Preshevës është një komunitet i vogël prej 60 mijë banorësh dhe Serbia është shtet prej 10 milion banorësh dhe të demonstrohet një forcë e tillë unë mendoj që është turp. Mendoj që ka mund me dialog edhe të arrihet një zgjidhje. Por këtu na frikëson tjetër, mos ndoshta strukturat nxisin që të filloj një proces për ndryshim të konfiguracionit, kufijve, kështu me radhe... , ka shtuar lideri i BDI-së Ali Ahmeti.
Sa i përket çështjes ekonomike, gjegjësisht papunësisë si një ndër çështjet që rëndon më së shumti ekonominë, Ahmeti tha se kjo situatë mund të zbutet me thithjen e investimeve të huaja, si një ndër elementet që zbut papunësinë. Ai madje përmendi edhe investimin e disa kompanive austriake në Maqedoni në fushën energjetike.
“Gjendja sociale, papunësia, këta janë tema që për çdo ditë duhet të trajtohen sepse nuk është e mirë. Unë nuk jam i lumtur, ka papunësi. Dhe pse ne duam që të përshpejtohet anëtarësimi në NATO, pikërisht të sigurohen edhe investitorët edhe ata të huaj për investimet e tyre. Duhet investitorë privat ose investime nga jashtë. Dhe puna jonë është të sigurojmë investime të huaja. Unë nuk them që gjithçka është për mrekulli, por ka investime dhe ka progres në Maqedoni. Kanë edhe austriakët investime shumë të mira të leverdishme për të dyja palët, sidomos në fushën e energjetikës” tha Ahmeti.
Keto komente Ahmeti i bëri në Vjen ku me ftesë të Institutit rajonal dhe Evropës qendrore, të Forumit ekonomikë të Vjenës, Akademisë politike të Austrisë morri pjesë në Konferencën “Ballkani perëndimor dhe integrimi Evropian, perspektivat e Maqedonisë".

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Ahmeti: Nuk mund të presim në pafundsi për zgjidhjen e emrit"