Lajmet e Fundit

7 vjeçari shqiptarë që kontaktohet nga Barcelona (VIDEO)

By Unknown - 1/2/13


Është vetëm 7 vjet, por aftësitë e tij në futboll kanë tërhekur vëmendjen e shumë menaxherëve të futbollit. Bart numrin 10 në fanelën e tij dhe dëshiron të jetë si Messi. Bëhet fjalë për voglushin Ilir Sherifin me prejardhje nga fshati Brodec (Tetovë) aktualisht jeton në Hamburg,
dhe prindi i tij Remziu këtyre ditëve është kontaktuar nga përfaqësues të Barcelonës, skuadra më e mirë aktualisht në botë.
Ilir Sherifi është i lindur me 24.05.2005 në Hamburg të Gjermanisë ku qëndron me punë familje e tij. Falë talentit të madh për futboll, Iliri trajnimet e para do ti nisë që në moshën 4 vjeçare në skuadrën Mümmelmannsberger Sportverein edhe pse sipas ligjit stërvitjet nëpër klube fillojn në moshën 6 vjeçare.
Pas kësaj stërvitjet i vazhdon në skuadrën e St Paulit ku ka trajnuar nga janari i 2010 deri në mesin e vitit 2011. Pas kësaj ka vazhduar trajnimet e tij nga një trajner privat dhe para dy javësh ka ardhur edhe interesimi nga Barcelona. 
Se cila do jetë e ardhmja e këtij talenti shqiptarë në botën e futbollit pritet të shihet.
Në vazhdim keni dy video. Në njërën video tregohet loja e Ilirit kur ishte në moshën 5-6 vjeçare, kurse në videon e dytë janë lojërat e Ilirit në moshën 7 vjeçare.



Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "7 vjeçari shqiptarë që kontaktohet nga Barcelona (VIDEO)"

Leave a Reply