Zgjidhet problemi me mbeturinat në Tetovë
By Unknown - 12/8/12
Pas publikimit të lajmit në Alsat, për grevën katër ditore të punëtorëve të higjienës në Ndërmarrjen publike Komunale të Tetovës, dhe mbulimin e qytetit nga mbeturinat e pa grumbulluara, arrihet marrëveshja. Sipas drejtorit të Ndërmarrjes Publike Komunale Ajet Murati, gjatë ditës së djeshme punëtorëve iu janë lëshuar tri rroga dhe ka filluar pastrimi i qytetit ndërsa mbetet që brenda javës të lëshohet edhe rroga e katërt e tyre dhe greva e tyre të përfundojë.
“Ne arritëm që t’ua japim rrogën por është e vërtetë se jemi edhe një rogë Brenda, por jemi në kontakt të drejtpërdrejtë edhe me kreun e komunës dhe me kalimin e kohës dhe po bëjmë çmos që deri javën e ardhshme tu bëjmë pagesat e krejt rrogave që duhet”, deklaroi Ajet Murati, drejtor i NPK “Tetova”.
Shkak i grevës, sipas drejtorit është pagesa e ulët nga ana e qytetarëve e taksës së higjienës. Megjithatë, sipas Muratit, ka edhe arsye të tjera shtesë që detyrojnë ndërmarrjen të mos mbledhë paratë për të paguar punonjësit e saj.
“Siç mundët të shihni edhe vetë, qyteti sot në mëngjes është i pastër dhe ajo pamje e djeshme nuk është më, por se çfarë marrëveshje është arritur me krerët e pushtetit lokal apo ndërmarrjes publike nuk arritëm ta kuptojmë sepse në repartin e higjienës në ndërmarrjen publike komunale “Tetova nuk ndodhet asnjë i punësuar, megjithatë shihet se qyteti sot është i pastër”
Kjo ishte hera e dytë që punëtorët e higjienës në NPK “Tetova” hidhen në grevë për shkak të mospagesës së rregullt të pagave dhe kontributeve shoqërore.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Zgjidhet problemi me mbeturinat në Tetovë"