Vriten dy persona në Shkodër
By Unknown - 12/31/12
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku dy persona janë vrarë me armë zjarri.
Sipas informacioneve të fundit, ngjarja ka ndodhur në fshatin Hot i Ri, ku viktimë ka mbetur shtetasi Zef Markaj dhe një person tjetër për momentin i paidentifikuar, transmeton TCH.
Burime policore lokale deklarojnë se nga konflikti i armatosur ka mbetur i plagosur edhe shtetasi Gjergj Markaj, familjar me viktimën.
Për momentin motivet e ngjarjes së rëndë janë të paqarta. Pritet që detajet të dalin në dritë nga hetimet e agjentëve të policisë.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Vriten dy persona në Shkodër"