Tetovë: Plagoset i riu që jeton në Gjermani
By Unknown - 12/29/12
Sot në orët e hershme të mëngjesit (ora 4:00) në qendrën spitalore në Tetovë është sjellur S.J (1991) me lëndim të marur nga plumbi i pistoletës. I riu i cili jeton në Gjermani dhe ka ardhur për pushime në vendlindje ka deklaruar se para diskotekës
që gjendet afër fabrikës "VIA" në rrugën "M.Tito" p.n ka ardhur deri te konflikti në mes tij dhe të një personi deri më tash të panjohur, pas së cilës personi i panjohur ka nxjerur pistoletën dhe ka gjuajtur ndaj 21 vjeçarit S.J
Pas dhënies së ndihmës mjekësore, 21 vjeçari është lëshuar në shërim shtëpiak. SPB e Tetovës po ndërmerë masa për të zbuluar autorin.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Tetovë: Plagoset i riu që jeton në Gjermani"