‘Ramstor’ edhe në Strugë
By Unknown - 12/29/12
Zgjerohet rrjeti prestigjioz i super-marketeve ‘Ramstor’. Tashmë edhe banorët e Strugës kanë mundësi të blejnë dhe shijojnë produkte cilësore që vijnë nën emrin e njohur ‘Ramstor’. Mesditën e sotme, drejtues të lart të këtij zinxhiri super-marketesh, në praninë e shumë e biznesmenëve dhe qindra qytetarëve të Strugës por edhe nga Shqipëria, promovuan degën më të re të super-marketeve. Aty mund të gjenden rreth 12 mijë artikuj, 3 mijë nga të cilat vijnë direkt nga Turqia. Super-marketi "Ramstor" ndodhet në rrugën"Marshall Tito" në dalje të qytetit të Strugës, rrugës që këtë qytet e lidh me Shqipërinë. Në ceremoninë e inaugurimit merrnin pjesë drejtori i përgjithshëm për Maqedoninë Ibrahim Keseme.
“Mirëserdhët në hapjen e 7 të Ramstor në Maqedoni. Jemi të bindur që e dëshironi këtë supermarket, gjithashtu jemi të bindur se do e ndjeni ndryshimin në këtë super-market. Ramstor është këtu për tu shërbyer në mënyrën më të mirë dhe jemi të bindur se do t'ia arrijmë këtij qëllimi”, tha Ibrahim Keseme, drejtor gjeneral për Maqedoni.
“Unë sot erdha enkas nga Stambolli për hapjen e këtij supermarketi. Brenda kemi 12 mijë artikuj me cilësi të lartë. Të gjitha këto do ti gjeni në një vend”, tha Demir Ajtaç, drejtor për resurse humane.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "‘Ramstor’ edhe në Strugë"