Lajmet e Fundit

Prishtinë: Ish pjesëtarët e UÇK-së protestuan para EULEX-it

By Unknown - 12/7/12

Afro 200 ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë protestuar para ndërtesës së misionit EULEX, në qendër të Prishtinës, kundër mbajtjes në paraburgim të ish komandantit të UÇK-së, Fatmir Limaj, dhe tre të akuzuarve të tjerë në rastin Kleçka. Protestuesit kërkuan lirimin e të akuzuarve duke thënë se mbajtja në paraburgim e tyre është “absurde dhe e pabazë”.Protestuesit thanë se nuk do të qëndrojnë duarkryq ndaj burgosjes së ish luftëtarëve të UÇK-së, ndërsa u kanë bërë thirrje institucioneve të Kosovës që ta rishqyrtojnë qëndrimin ndaj misionit EULEX të Bashkimit Evropian.Protesta zgjati më tepër se gjysmë ore dhe përfundoi e qetë.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Prishtinë: Ish pjesëtarët e UÇK-së protestuan para EULEX-it"

Leave a Reply