Lajmet e Fundit

Portman, aktorja më fitimprurëse

By Unknown - 12/29/12

Aktoret Natalie Portman dhe Kristen Stewart janë yjet më fitimprurëse për studiot filmike në Hollywood.

Portman gjendet në krye të listës së Forbes, sepse për çdo dollar që i është paguar, ajo u ka sjellë 42.7 dollarë shtëpive filmike.
Për xhirimin e filmi “Black Swan”, i cili ia solli Oskarin, janë shpenzuar 13 milionë dollarë, ndërsa ky film ka përfituar 329 milionë dollarë nga shfaqja e tij anembanë botës.
Vendi i dytë i takon aktores së filmave “Twillight”, Kristen Stewart, e cila për secilin dollar që i është paguar u ka sjellë fitim prej 40.6 dollarësh studiove filmike.
Aktori Shia LaBeouf zë vendin e tretë me 35.8 dollarë për secilin dollar që i është paguar, vendi i katërt i takon Robert Pattinson (31.7:1), ndërsa i pesti Daniel Radcliffe (30.5:1).
Taylor Lautner, Bradley Cooper, Dwayne Johnson, Amy Adams dhe Kevin James mbyllin top-dhjetëshin.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Portman, aktorja më fitimprurëse"

Leave a Reply