Për 9 muaj mërgimtarët sollën mbi 1 miliard euro
By Unknown - 12/3/12
Maqedonia vazhdon të mbahet nga mjetet që mërgimtarët i sjellin në vendlindje. Nga fillimi i muajit janar deri në fund të shtatorit, në Maqedoni kanë hyrë rreth 1 miliard e 180 milionë euro, mjete të mërgimtarëve, publikoi sot Banka Popullore e Maqedonisë (BPM).
Sipas Bankë Popullore, më së shumti mjete kanë hyrë në muajt korrik dhe gusht, 170 milionë euro dhe 155,3 milionë euro, ndërsa në muajt e tjerë, kjo shumë e mjeteve sillet prej 96 milionë deri në 140 milionë euro.
Gjithnjë sipas BPM-së, transfertat private të të hollave shënojnë rritje në tre kuartalet e para të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Për 9 muaj mërgimtarët sollën mbi 1 miliard euro"