Pensionet 5% më të larta
By Unknown - 12/28/12
Pas miratimit të buxhetit për vitin 2013, 281 mijë pensionistë do të marrin për 5 për qind më shumë pensionin nga marsi i 2013, ka bërë të ditur drejtori i Fondit Pensonal Bekim Neziri.
Neziri tha se Fondi ka në kontroll të gjitha komisionet të cilat merren me të drejtën e pensionit invalidor, njëkohësisht premtoi se fondi do të punojë në mënyrë trasparente që komisioni të funksionojë në mënyrë ekspeditive.
"Premtuam se do të luftojmë komisionin invalidor ose gjegjësisht personat që merren me të drejtën e pensionit invalidor do të punojmë në mënyrë transparentë dhe do të mundohemi që ky komision të funksionojë në mënyrë ekspeditive, të gjithë qytetarët do të kenë mundësi të përcjellin fondin pensional invalidor ne ueb faqen e internetit si të paraqet parregullsi eventuale ato gjithashtu dhe njëkohësisht mund të informohen për çdo muaj se si punon Fondi Pensional Invalidor", shprehet Bekim Neziri.
Neziri gjithashtu informoi se për herë të parë qytetarët do të kenë mundësi të bëjnë kërkesa për pension invalidor vetëm brenda 24 ditëve e jo siç ishte deri më tani siç kanë pritur me muaj, ai gjithashtu bëri të ditur se Fondi Pensional ka paraparë edhe reforma shtesë për vitin e ardhshëm
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Pensionet 5% më të larta"