Pas triumfit ndaj Dritës, Vardari Kampion vjeshtor
By Unknown - 12/4/12
Dueli që ishte anuluar të dielën për shkak kushteve të këqija mes Dritës dhe Vardarit u zhvillua të martën në stadiumin e qytetit në Tetovë.
Kushtet edhe kësaj radhe ishin të rënda, fusha me ujë, por kjo nuk i pengoi mysafirët të triumfojnë. Golashënues i vetëm në këtë ballafaqim ishte Borce Manevski edhe atë në fund të ndeshjes. Ndryshe, takimi ishte me shumë duele ku lojtarët e njërës apo tjetrës anë luftonin për çdo top. Skuadra vendase pati disa shanse për gol, por fati kësaj radhe ishte ndaj tyre. Pas zhvillimit të 17 xhirove, e para në tabelë është Vardari me 35 pikë, pësojnë Horizont T me 32, Metallurg dhe Napredok me 30 dhe Shkëndija e cila ka 29 pikë. Ekipi i Vardarit me triumfin që shënoj të martën ndaj Dritës (0:1) ka siguruar titullin kampion vjeshtor.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Pas triumfit ndaj Dritës, Vardari Kampion vjeshtor"