Në janar riformatizohet Qeveria e Maqedonisë
By Unknown - 12/29/12
Partitë e koalicionit VMRO-DPMNE-s dhe BDI-së në fillim të vitit 2013 do të bëjnë rikonstruimin qeveritar dhe ndërrimin e disa ministrive. Sipas agjencisë INA ndryshimet do të ndodhin në pjesën e parë të muajit janar.
Një nga vendimet më të rëndësishme është largimi i ministres së brendshme, Gordana Jankullovska, ndërsa në vend të saj pritet të vij ministri aktual i shëndetësisë, Nikola Todorov.
Në kuadër të ndryshimeve, BDI-ja do të ketë gjithashtu ndryshime në ministri.
Nga posti i eurointegrimeve pritet të largohet Teuta Arifi, ndërsa ky dikaster do ti takojë VMRO-DPMNE-së.
BDI-ja do të ketë ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa mund të tërhiqet nga Ministria e Ekologjisë ose e Drejtësisë.
Jo zyrtarisht mësohet se zëvendëskryeministrja Teuta Arifi do të jetë kandidate e BDI-së për garën për Tetovën në zgjedhjet lokale 2013. Në kuadër të ndryshimeve mund të pasojë edhe largimi i kryetarit të Parlamentit, Trajko Veljanovski
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Në janar riformatizohet Qeveria e Maqedonisë"