Maqedonasit ‘pushtojnë’ Universitetin e Tetovës
By Unknown - 12/2/12
Para 16 viteve askush nuk e kishte menduar se të rinjtë maqedonas një ditë do të uleshin në bankat e Universitetit Shtetëror të Tetovës për të ndjekur ligjëratat dhe ushtrime në gjuhën shqipe.
Në vitin 1994 Universitetin e Tetovës shqiptarët e themeluar jo me pak sakrifica, e themeluar me gjakun e rinisë shqiptare dhe me shumë probleme të vazhdueshme të cilat vinin nga pushteti i atëhershëm maqedonas.
Misioni i këtij tempulli të diturisë ishte të arsimoj dhe emancipoj kryesisht popullatën shqiptare në Maqedoni dhe më gjerë.
Ndërsa, ky mision sot ka ndryshuar. E besueshme apo jo, rreth 200 maqedonas për çdo vit regjistrohen në USHT, njofton agjencia e lajmeve INA.
Shumica e tyre thonë se, ia mësyjnë dyerve të kësaj akademie për dy arsye: të marrin diplomë si dhe të kursejnë para.
Çmimi i semestrit është sikur se në Shkup- 100 euro për studentët e rregullt, ndërsa 200 për ata me korrespodencë.
M.Z. nga Tetova thekson se, është regjistruar në USHT për faktin se nuk ka mundësi financiare për të studiuar në Shkup, ku duhet të paguaj qira dhe shpenzime tjera të domosdoshme.
Studentët maqedonas shprehen se mësimi është i nivelit të lartë dhe se kanë profesor me renome nga Maqedonia, rajoni, si dhe nga vendet e Bashkimit Evropian.
Por se, pengesa e vetme është gjuha shqipe, për faktin se ligjëratat zhvillohen pothuajse vetëm se në gjuhën shqipe. Përjashtuar këtu Fakultetin Filologjik ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhën maqedonase.
“Nuk jemi të barabartë me studentët shqiptar, për faktin se ligjërarat zhvillohen vetëm në gjuhën shqipe. Edhe pse kam filluar të mësojë gjuhën shqipe, e kam të vështir të mësojë nga literatura të cilët na i japin profesorët shqiptar. Shpresojmë se në të ardhmen gjatë ligjëratave do të mundësohet edhe përkthimi në gjuhën shqipe,” deklaroi M.Z.
Udhëheqësi i Zyrës për marrëdhënie me publikun, Selam Sulejmani thotë se, USHT nuk e bën dallimin e studentëve në bazë të përkatësisë etnike.
“ Për ne studentët janë më të rëndësishëm. Nuk është me rëndësi përkatësia e tyre nacionale. Kemi hapur edhe linjën telefonike përmes të cilës studentët munden ti paraqesin vërejtjet e tyre lidhur me procesin mësimor. Pastaj ne jemi Universiteti i vetëm shtetëror i cili ueb faqen zyrtare e ka në gjuhën shqipe dhe atë maqedonase. Profesorët mund të ligjërojnë në gjuhën të cilën e zotërojnë më së miri, por i kemi edhe asistentët të cilët janë në gatishmëri për ti ndihmuar studentët.
Në katedrën e gjuhës maqedonase në Fakultetit Filologjik, gjysma e studentëve janë shqiptarë. Ata nuk kanë paragjykime ndaj gjuhës maqedonase, ndërsa për studentët maqedonas gjuha shqipe paraqitet si pengesë dhe akoma nuk është shprehur gatishmëria për ta mësuar atë.
Zëvendëskryeministrja e Maqedonisë, Teuta Arifi deklaroi se USHT ka për mision të kultivojë krijimin e atmosferës së të mirave të përbashkëta dhe vlerave të përbashkëta.
“Në vitet e para të themelimit studentet shqiptar mësonin në shtëpi private, ku pronarët nuk merrnin qira, ndërsa profesorët punonin pa pagesë. Por tani ky Universitet përveç shpirtit ka një ndërtesë të denjë për të kultivuar tek gjeneratat që vinë idealin e mirëbërjes, krijimin e atmosferës së të mirave të përbashkëta dhe vlerave të përbashkëta”, theksoi Arifi
Universiteti Shtetëror i Tetovës ditë më parë përuroi godinën e re universitare e cila është dhe godina më e madhe në Evropën Juglindore me sipërfaqe prej 19.330 metër katrorë dhe në të do të jenë të sistemuara Rektorati me administratën përcjellëse, si dhe Fakulteti Juridik, Ekonomik, Filozofik dhe Fakulteti Filologjik. Ndërtimi dhe pajisimi i tërë godinës kushtoi 11,5 milionë euro.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Maqedonasit ‘pushtojnë’ Universitetin e Tetovës"