Lajmet e Fundit

Haradinaj s’ia përmendi Thaçit kërkesën për kryeministër

By Unknown - 12/7/12

Takimi i kryeministrit të Kosovës dhe njëherësh liderit të PDK- së Hashimi Thaçi me liderin e AAK-së Ramush Haradinaj ka kaluar në një atmosferë bashkëpunimi e mirëkuptimi, njoftojnë burime të “ Kohës Ditore”.

Në takimin e mbajtur në selinë e PDK –së e që ka zgjatur 45 minuta, liderët e dy partive të dala nga lufta janë marrë vesh dhe pajtuar për bashkëpunimin në fushat me interes kombëtar e shtetëror.
Burime të “Kohës” thonë se Haradinaj është pajtuar me Thaçin se do t’i ofrojë shërbimet dhe ndihmesën e vet e të partisë së tij në dialogun me Serbinë, në proceset integruese evropiane dhe në reformën zgjedhore.
Në takim nuk është biseduar për koalicionin e mundshëm ndërmjet PDK e AAK, e Ramush Haradinaj gazetarëve, pas përfundimit të takimit, u ka thënë se kryeministrit aktual nuk ia ka përmendur ambicien e tij për t‘u bërë vetë kryeministër i vendit. 

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Haradinaj s’ia përmendi Thaçit kërkesën për kryeministër"

Leave a Reply