Lajmet e Fundit

Gjendja e rrugëve

By Unknown - 12/22/12

Komunikacioni në të gjitha rrugët rajonale dhe magjistrale të vendit po  zhvillohet pa pengesa por në kushte dimri, nëpër rrugë të lagështa.
Kujdes më të madh  LAMM rekomandon në akset rrugore Dibër - Strugë, Mavrovë - Dibër, Katllanovë - Veles dhe Demir Kapi - Udovë ku ka mundësi për paraqitje të mundshme të shembjeve, të cilat mund ta pengojnë qarkullimin  e drejtuesve të automjeteve. Për shkak të temperaturave të ulëta në vendet më të larta paraqiten ngrica. 
Drejtim më i vëmendshëm me automjetet nevojitet edhe në rrugën magjistrale M-1, aksi Katllanovë - Veles, ku po zhvillohen punimet për rikonstruksionin e rrugës për çka ka të vendosur sinjalizim përkatës të qarkullimit.
Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. 
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga Maqedonia.
Nga data 15.11.2012 ka hyrë në fuqi obligimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjet, pa marrë parasysh situatën kohore momentale. Ky obligim zgjat deri më 15.03.2013

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for " Gjendja e rrugëve"

Leave a Reply