Lajmet e Fundit

Familja jetime nga Kopanica, bën apel për ndihmë!

By Unknown - 12/15/12


Më 24 dhjetor mbushen 16 muaj nga vdekja e kryefamiljarit të familjes Zylfiu nga fshati Kopanicë i komunës së Sarajit. Për shkak të një sëmundjeje të rëndë Mensur Zylfiu u nda nga jeta, pa mbushur akoma të 40-tat, duke lënë pas bashkëshorten Dashurien dhe tre fëmijët jetimë, Egzonin 8 vjet, Liridonin 6 dhe vajzën Shpresën që tani bën 3 vjeç. Duke kujtuar me mall bashkëshortin dhe babanë, ata e kalojnë çdo ditë të jetës së tyre, me vështirësi dhe mungesa të shumta. Këta tre jetimë jetojnë vetëm në këtë dhomë të ftohtë e cila edhe pse kishte shporet, nuk kishte dru për ngrohje. Lotët në sytë e nënës bënin që ajo disa herë të ndërpriste rrëfimin për jetën e saj të hidhur. Ajo tregoi se me ndihmat e grumbulluara gjatë muajit të Ramazanit kishte arritur të blinte një truall të vogël në lagjen Vizbeg për t’uu siguruar një shtëpi të vogël fëmijëve të saj jetimë. Ajo bën apel që njerëzit ta ndihmojnë, për të blerë materialet ndërtimore për një shtëpi. “Vajzën e kam dy vjet për tre, një vjet e gjysmë i ka pas kur më ka vdekur burri. Ju kisha lutur të gjithëve, kush ka mundësi, kush nuk ka prapë elhamdulilah prej Zotit, kush mundet me na ndihmuar me na zgjat dorën. Për tjetër asgjë nuk lutem, për bukë po ja bëjmë çaren, një dhomë bile ta kishim ndërtu ndashtë. Vendin e kemi, material na duhet, ndonjë bllok, çimento, armaturë, rërë, këto që duhen, kush ka mundësi me ndihmuar mirë do të kishte qenë, kush nuk ka me zor askujt nuk mundemi me ja marrë, qysh ka thënë Zoti”, tha Dashurie Zylfiu, kryefamiljare
Nëna Dashuria thotë se më vështirë e ka kur fëmijët që kërkojnë ndonjë ushqim më të mirë, dhe ajo nuk është në gjendje që t’ua sigurojë. Më e vështirë për të, është t’i gënjyer ata të heqin mendjen nga kërkesat e tyre.“Valla lypin ndonjëherë po ju them se nuk kemi, ju them ngadalë se kemi marrë rrogën, kur vjen rroga shkon tu ble sendet që janë më të rëndësishme për në shtëpi, edhe ashtu mashtrohen. A shkojnë në shkollë fëmijët? Shkojnë, shkojnë po shumë ftoftë valla, kur po vijnë po duhet me ua tha se krejt të lagura dru nuk po kam shporetin me ua kall, po mundohem me grijalicë, edhe grijalica, rrymë bash mirë nuk jemi tu pas dikush po ua jep ndonjë  veshje, ndonjëherë po ju blej, ashtu me kaluar se po duan,  fëmijët po duan ”, tha  Dashurie Zylfiu, kryefamiljare
Ndërsa fëmijët e tjerë kanë filluar të shprehin dëshirat e Vitit të Ri dhe nga prindërit të gjejnë mënyra për t’ua plotësuar ato, Egzoni  me sy të përlotur mban në duar fotografinë e babait të tij dhe kujton këshillat që ai i kishte dhënë. Egzoni ka shumë dëshira si të gjithë moshatarët e tij, të ketë shtëpi, një kompjuter, dhe kur të rritet dëshiron të bëhet mësues.“Kam qejf me pas një kompjuter, me mësuar, më luajt diçka, ndonjë lojë”, tha Egzoni
A e mban mend babin kur ka qenë, edhe çka ju ka mësu babi, aju ka thanë që duhet me shku në shkollë, duhet me mësu? Në fotografi është babi im që më ka mësuar për me shkuar në shkollë mu bë arsimtar”.
Nëse moshatarët e këtyre jetimëve kanë filluar të bëjnë përgatitjet se ku dhe si do ta presin e Vitin e Ri, Egzoni, Liridona dhe Shpresa nuk kanë menduar asgjë për shkak se gjendja e vështirë ekonomike nuk ua lejon një kënaqësi të tillë. Edhe këtë Vit të Ri, ata do ta presin në këtë dhomë të vogël e të ftoftë pa asnjë stoli dhe dhuratë nga askush. U larguam nga kjo familje me shpresë se dora humane do të trokasë edhe në këtë dhomë, me qëllim që ti ndihmojë sado pak në përmirësimin e jetës.ALSAT-M

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Familja jetime nga Kopanica, bën apel për ndihmë!"

Leave a Reply