Lajmet e Fundit

'Ballistët' e 'kallën' Tetovën (VIDEO)

By Unknown - 12/23/12


Tifozët e Shkëndijës, “Ballistët” me ngjyrat kuqezi kishin stolisur qendrën e Tetovës, respektivisht sheshin “Iliria”, për ta vazhduar festën e 20-vjetorit të formimit të tyre, me moton: “20 vite frymëzim, 20 vite kulturë, 20 vite familje”.
 Vërtet ,organizimi i festimit të 20-vjetorit të formimit të “Ballistëve” ishte madhështor.
Festa e tyre vazhdoi edhe të dielën në orët e mesditës, duke u grumbulluar tek sheshi “Iliria”, prej nga  u nisen drejt palestrës sportive te shkolla e mesme e gjimnazit për të ndjekur një ndeshje futbolli mes reprezentacionit të “Iliridës” dhe Shkëndijës, e cila kaloi në një atmosferë festive si në parket, por edhe në tribuna. Ndeshjen nga tribuna e kanë ndjekur së bashku tre gjeneratat e “ballistëve”, të cilët festuan këtë ditë të tyre madhështore. Një miqësore tjetër është luajtur edhe me ekipin e futsallit UEJL-së.
Ndërkohë, ditë më parë “Ballistët” në Pallatin e Kulturës organizuan një akademi solemne kushtuar 20-vjetorit të themelimit të tyre, në të cilën mbizotëroi një atmosferë fantastike.
Të pranishëm kanë qenë rreth 1000 mysafirë, mes të cilëve dhe shumë legjenda të këtij klubi. Me mirënjohje janë nderuar gjenerata e parë e “Ballistëve” (themeluesit), pastaj gjenerata e dytë dhe gjenerata e tretë. Poashtu mirënjohje iu ndanë edhe legjendës së Shkëndijës, Qatip Osmani, pastaj Nebi Mustafit, kapitenit historik të kuqezinjve që fitoi titullin e kampionit dhe kapitenit aktual, Muhamet Useini.
Një mirënjohje speciale iu nda edhe redaksisë së sportit në TVM2 dhe gazetarit sportiv, Artan Ziberi, si autor i emisionit dokumentar për “Ballistët”.
/lajmpress/

Youtube : 
http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=Px4JhDawa_k

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "'Ballistët' e 'kallën' Tetovën (VIDEO)"

Leave a Reply