Lajmet e Fundit

Çair: Maqedonasit sulmojnë 13 vjeçarin shqiptar

By Unknown - 12/30/12

Të enjten në komunën e Çairit është sulmuar djaloshi 13 vjeçar me emrin Blin Shabani nga një grup maqedonasish. Ata i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore , me ç’rast me urgjencë është dërguar në spitalin e Qytetit
nga prindërit ku ka qëndruar 48 orë në mbikëqyrje mjekësore për shkak seriozitetit të lëndimeve. 
Ngjarjen për Agjencinë e lajmeve “Zhurnal” e tregon prindi i Blinit i cili njëherësh u shpreh i shqetësuar për ndodhinë. “Me datë 27.12.2012 djali im është sulmuar nga një grup maqedonasish të cilët pa asnjë pretekst e kanë rrahur dhe i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore. 
Sulmuesit sipas vetë dëshmisë së djalit e kanë ofenduar në baza nacionale. Rastin e kemi paraqitur në polici po prej atje ende nuk kemimarrë informacion lidhur me rastin. Jam i shqetësuar sepse djali nga sulmi është traumatizuar”, u shpreh prindi i djalit Kenan Shabani. 

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Çair: Maqedonasit sulmojnë 13 vjeçarin shqiptar"

Leave a Reply