Bora, vështirësi në qarkullimin e veturave
By Unknown - 12/6/12
Reshjet e dëborës dhe uljet e temperaturave kanë sjellë pengesa në qarkullimin rrugor në magjistralen Strugë -Qafë Thanë ku gjatë paradites së sotshme kalimi ka qenë i vështirësuar, pasi dëbora kishte arrire ne trashësinë e 20 centimetrave. Disa nga makinat e tonazhit të lart qëndronin të parkuar në afërsi të qyteti derisa rruga u pastrua nga makinat e ndërmarrjes "Rrugët e Maqedonisë". Gjatë paradites situatë e ngjashme ka mbretëruar edhe në disa fshatra përreth, ku kalimi bëhej vetëm me zinxhirë. Lidhja Auto Moto e Maqedonisë bëri të ditur se rruga Strugë-Dibër është e kalueshme vetëm për automjetet e vogla ndërsa për makinat e tonazhit të rëndë kjo rrugë edhe më tej mbetet e mbyllur. Gjithashtu vështirësi paraqiten dhe në aksin rrugor Dibër -Mavrovë. Nga Lidhja Auto Moto Lidhja e Maqedonisë njoftojnë gjithë vozitësit se prej sot është liruar qarkullimi për kamionët në relacionin Gostivar-Kërçovë përmes Strazhës.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Bora, vështirësi në qarkullimin e veturave"