Bora, bërlloku dhe beteja për Tetovën
By Unknown - 12/18/12
ARSIM SINANI
Zgjedhjet janë shprehje e lire e vullnetit të qytetarëve, të cilët përveç se votojnë, përcaktohen për politikën që ata do i përfaqësojë në 4 vitet e ardhshme.

Ata, votuesit edhe vlerësojnë duke votuar djathtas apo majtas, por edhe ndëshkojnë politikat e gabuara të një subjekti politik, të një individi, grupi apo dështimi të një politike e cila nuk i ka arritur objektivat e veta të vëna para vetes. Ky do të duhej të ishte synimi i subjekteve politike shqiptare, të cilat në mungesë të platformës konkrete të veprimit, elektoratit shqiptar i ofrojnë borë e mjegull në vend të rezultateve të cilat i presin qytetarët. Zgjedhjet poashtu janë arenë e nxjerrjes së vlerave të gjithësecilës parti për të konkurruar, kështu për të marrë pushtetin në një vend të caktuar, në një qytet apo vendbanim, por me kandidatë të cilët kanë vizion dhe e dinë se çfarë do të bëjnë 4 vitet e ardhshme.
Cili është motivi i partive politike shqiptare në Maqedoni në këto zgjedhje, 21 vjet pas pavarësimit të Maqedonisë, 11 vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit? Do duhej që partitë politike shqiptare përveç konsolidimit të brendshëm, të konsolidojnë radhët me intelektualë të rinj, me njerëz të ditur, me ekspertë të lëmive përkatëse dhe mbi të gjitha me njerëz të motivuar për të bërë ndryshime dhe për të sjellur gjëra të cilat qytetarët do ti bëjnë të ndihen më mirë, më të lumtur në jetën e përditshme. Nga këndvështrimi i një votuesi shqiptar dhe i një qytetari që dëshiron shoqërinë shqiptare ta sheh perspektive, them se qytetarët në këto zgjedhje presin një garë xhentëlmenësh për qytetet e caktuara. Përveç në Kërçovë ku futemi unik për të përmirësuar gabimin e një shekulli më parë kur qyteti u nda padrejtësisht dhe shqiptarët u lanë në fshatrat e thella të Kërçovës, padrejtësisht.
Ajo që pritet nga partia në qeveri, Bashkimi Demokratik për Integrim-BDI është që të sjellë kandidatë të rinj brenda partisë, të motivuar për punë, të disiplinuar për të realizuar objektivat në nivel lokal dhe për tu sjellë mirëqenie qytetarëve shqiptar. Them se BDI-ja duhet me shumë kujdes të bëjë përzgjedhjen e kandidatëve sepse qytetarët duan ndryshime, duan më shumë nga kjo parti në kuptimin që BDI të sjell figura të denja për menaxhimin e qyteteve dhe vendbanimeve në nivel nacional. Ajo që shihet dhe nuk do duhej të jetë është se emrat e njëjtë rrotullohen gjithandej pa shumë ndryshime dhe kjo flet se ndërrimi i gjeneratave në këtë parti shkon me shumë vështirësi. Lideri Ali Ahmeti do të duhej me shumë elegancë t’ia hap krahun një gjenerate e cila do ishte e gatshme të merr përgjegjësitë e veta. Pasi është partia më e madhe përgjegjësia e saj është poashtu shumë më e madhe dhe aty ka vend për secilin dhe secilit duhet ti thuhet një flm për atë që ka bërë. Por njerëz të rinj do duhej të jenë në garë në këto zgjedhje. Kjo do të ishte gjëja më e bukur që mund votuesve të vetë t’ju ofrojë z. Ahmeti. Ai që do duhej të mbetej në garë është z. Izet Mexhiti, për të cilin personalisht mendoj se ka se çka të tregojë në Komunën e Shkupit të vjetër dhe them se edhe një mandat është më se i nevojshëm, pasi që do të kishim një kontinuitet në këtë qeverisje me vizionin e tij. Ajo që z.Ahmeti do ta sfidojë është intervenimi për figura të ndryshme në forma të ndryshme dhe kjo do jetë e mirë, sepse ka edhe propozime të cilat ia vlen të kalojnë dhe ai është mirë në disa raste ti dëgjojë këto sugjerime nga miqtë. Sepse qytetarët duan qeverisje më të fortë, më energjike dhe më të dukshme në sensin që të kemi rezultate më të mira gjithnjë.
Partia tjetër në opozitë Partia Demokratike Shqiptare në stilin e saj të proklamuar kohët e fundit me nxjerrjen e kandidatëve herët në garë, flet për një mobilizim të këtij subjekti politik, që kërkon ta merr veten pas periudhës së ndikimit të Arbër Xhaferit. Kjo parti nuk ka sfiduar seriozisht me ndonjë kandidat të fuqishëm përjashto në disa raste deri më tash, por se kërkimi i votës është objektiv për tu kthyer në lojë. Zhvillimet me përfundim të pasuksesshëm së pari me Rufi Osmanin e tanimë edhe me Branko Cërvenkovskin sikur i bënë më shumë dëm kësaj partie sesa hajër, në kuptimin se kartat i harxhoi dhe tani më s’ka me cilën kartë të luaj në kolaicionim. Një parti e konfrontuar me të gjithë nuk ka perspektivë, sepse për bashkëqeverisje duhet partner. Ky është opinioni dhe përshtypja ime pa paragjykime. Ajo që si gjest është shumë njerëzor, është mbështetja e parezervë pa kurrfarë kushti në qytetin e Kërçovës, që është për tu përshëndetur dhe që flet për tejkalim të vetvetes. Por kjo s’do mend se është një obligim më shumë për z.Ahmeti sepse nëse të gjithë e mbështesin për Kërçovë, kjo dmth se ai do duhej të gjente kandidatin i cili do ti kënaqte të gjithë dhe do të ishte figurë unifikuese për këtë qytet, që për herë të parë do e marrin ta drejtojnë shqiptarët.
Rufi Osmani me të drejtë do të kërkojë mbijetesë politike në Gostivar, që është edhe synimi kryesor në këto zgjedhje duke befasuar në ndonjë komunë, por kjo krejt varet nga ata që do ti përzgjedh për të garuar në betejën e madhe të Tetovës, ku si BDI-ja ashtu edhe PDSH-ja e në këtë rast edhe RDK-ja do të kërkojnë ti matin forcat. Këtu z.Osmani ka gjasa mes dy subjekteve të imponojë një emër të pranueshëm për qytetarët në kuptimin e fjalës, dikush I cili I sfidon, që e duan qytetarët dhe mundet në betejën mes dy subjekteve të hyjë në lojë si autsajder por me synim për fitore.
Ajo që personalisht pres nga këto zgjedhje është përmirësimi i super strukturës shqiptare në qeverisje lokale sepse pa një qeverisje kualitative lokale nuk mund të presim qeverisje në nivel nacional kualitativ. Këto të dyja janë të lidhura njëra me tjetrën dhe gara të jetë interesante dhe e mirë duhen edhe kandidatë me performancë, të cilët do i shohim në debate jo të fshihen pas palltos së Ali Ahmetit, Menduh Thacit dhe Rufi Osmanit.
Kështu demokracia i plotëson kërkesat e qytetarëve, qytetarët duan qeverisje efikase, kuptimpolotë dhe me projekte konkrete të cilat do ua përmirësojnë jetën atyre ndryshe do mbetemi këtë dimër duke treguar përralla për borën, bërllokun dhe mbi betejën e madhe të Tetovës ku shpatat figurativisht do ti provojnë BDI-ja, PDSH-ja dhe eventualisht ndonjë surprizë e këndshme që mund të bëjë kthesën që pak ka gjasa të ndodh.
Sivjet kemi borë të madhe dhe pres me padurim ti shoh ata që do sigurojnë vizë nga “nëna parti” për të dal në fushë të mejdanit. Po presim njëherë.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Bora, bërlloku dhe beteja për Tetovën"