Lajmet e Fundit

Agron Saliu, piktori që krijon dhe pëlqehet

By Unknown - 12/29/12


Mbrëmë në Librarinë e Çarshisë në Shkup në prani të kryetarit të Komunës së Çairit Izet Mexhiti si dhe shumë artdashësve të tjerë, u hap ekspozita  e piktorit të talentuar tetovar, Agron Saliu. Ai në ekspozitën e tij solli një cikël të portreteve që i ka titulluar shkurt "ID".
Në promovim fjalim hyrës pati Mr. Arlind Farizi, i cili tha se portretet e piktorit të talentuar Agron Salihu, në ciklin e titulluar shkurt ID, përpos që janë portrete të rrjedhës së ndërdijes, ose art i përroit të ndërgjegjes, mund të cilësohen edhe si portrete autobiografike, në të cilat shfaqen shenjat e portretistit që krijon sipas autofikcionit.

"ID-ja e Agron Saliut është ID e veprës që ai krijon. Të bësh portretin dhe të jesh i sinqertë ndaj tij.. Autori i këtyre portreteve është rebel, ai ndjen kryengritje në unin e tij. Ai si të gjithë shpirtrat e lirë i gjendur në universin e kontradiktave të mëdha shoqërore, artistike dhe politike, ai vendos të jetë vetvetja, të ruaj me egoizëm ID-në e veprës së tij. Në këtë rrugëtim, tek piktori Agron Salihu, sfidë e rëndë mbetet empiria, plaku me mustaqe - personazhi psikologjik të cilin e krijon ai dhe ndjen thellë lashtësinë e fisit, del përtej kohës, në një jokohë, del te tradita, te rrënjët, te identiteti...", tha në fjalim Farizi.

Punimet e piktorit Saliu, kanë ngjyra të errëta dhe shumë pak përdoren ato shpresëdhënëse. Ato i karakterizon një pamje jo e zakonshme portreti siç është frika. Sytë shikojnë anësh, presin diçka të ndodhë, frika nga të papriturat, nga të pa përjetuarat e jetës, frika nga e ardhmja. Sytë janë specifik, të vuajtur. Goja mbyllur, sikur ca duar ajri ia zënë frymën, ia ndalojnë të folurit, janë të pa fjalë... Portrete memece...

Piktori në eventin e mbrëmshëm në shenjë falënderimi kryetarit të komunës së Çairit, Izet Mexhiti i dhuroi një prej pikturave të tij.

Ekspozita u mbështet nga shoqata "La Scala Skupi" dhe GEMAK.

Agron Saliu, ka diplomuar në Fakultetin e Arteve pranë Universitetit të Tetovës. Gjatë karrierës së tij ka pasur disa ekspozita kolektive dhe personale.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Agron Saliu, piktori që krijon dhe pëlqehet"

Leave a Reply