Lajmet e Fundit

Enigmati Mensur Mamuti promovoi 100 fjalëkryqe për 100 vjetorin

By Unknown - 11/23/12


Mbrëmë në Tetovë në kuadër të manifestimeve të 104 vjetorit të alfabetit dhe 100 vjetorit të pavarësisë, është promovuar edhe puna e enigmatit Mensur Mamut-it, i cili për nder të 100 vjetorit të pavarësisë ka përgatitur 100 fjalëkryqe. 

Fjalëkryqet përveç që i ka përmbledhur në një fletushkë, u ka mundësuar pjesëmarrësve në këtë manifestim që të bëhen pjesë e mbushjes së tyre. 
"Fjalëkryqi është e përditshmja ime, ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë për mua pjesë e ditës, prandaj e kam ndjerë obligim që ti bëj 100 fjalëkryqe për këtë ditë madhështore. 
Mu deshën 2 deri në 3 muaj për ta mbaruar punën e fjalëkryqeve me tematikë kombëtare, dhe shfrytëzoj rastin që shqiptarëve të mbarë botës të ua uroj 100 vjetorin e Pavarësisë", deklaroi autori i 100 fjalëkryqeve për 100 vjetorin. 
Mensur Mamuti me enigmatikë merret së paku 20 vjet dhe për një kohë të gjatë ka botuar revistën enigmatike Rebus. 

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Enigmati Mensur Mamuti promovoi 100 fjalëkryqe për 100 vjetorin"

Leave a Reply